RETH NESH

BAUKOP DOOEL import – eksport Shkup, është themeluar në vitin 1995, si kompani në veprimtarinë e shërbimebe të transportit të brendshëm, përkatësisht në shërbime me kamionë.

Duke filluar nga viti 1998 firma e ka zgjeruar veprimtarinë e saj edhe në shërbimet me makineri ndërtimi – eskavatorë, makineri me rule, makineri niveluese, autopirunë bartës, por edhe vinça, duke u kompletuar në këtë mënyrë në dhënien e shërbimeve në sferën e ndërtimeve të ulëta.

Firma gjithashtu ka në dispozicion edhe pajisje për rimorkim dhe gjysmë vagonë me kapacitet të vogël bartës, për transport të makinerive të firmës, por edhe për t’ua ofruar firmave vendase dhe të huaja. Përveç shërbimeve në sferën e ndërtimeve të ulëta dhe transportit, firma është duke u marrë edhe me tregti me makineri ndërtimi dhe me mjete transporti, të cilat zakonisht i importon nga Gjermania, Holanda dhe Belgjika.

Që nga viti 2007, si përfaqësues i përgjithshëm i firmës “Teksan Jenerator” me seli në Stamboll të Turqisë, firma ka filluar me shitjen e gjeneratorëve për prodhim të energjisë elektrike, por dhe me servisimin e tyre. Poashtu që nga viti 2009, si përfaqësuese e firmës Н & Б nga qyteti Pllovdiv i Bullgarisë, firma ka filluar të merret edhe me tregti me vinça.

Misioni ynë është që të sigurojmë shërbime dhe produkte ndërtimi për klientët tanë, me përvojë të tepër të madhe dhe integritet profesional. Ne e çmojmë rëndësinë e raporteve tona dhe do të vazhdojmë të jemi korrekt në punën tonë, me të gjithë të punësuarit, klientët dhe partnerët. Vizioni ynë është të jemi liderë në sferën në të cilën veprojmë, duke ofruar shërbime dhe të mira kualitative.